Erion Veliaj kërkon lirinë/ Kush është gjyqtari i Apelit që ka në dorë “fatin” e kryebashkiakut të Tiranës?
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka caktuar gjyqtarin për shqyrtimin e ankimit të masës së sigurisë kryebashkiakut Erion Veliaj.
Sipas shortit të hedhur, trupi gjykues monokratik do të përbëhet nga gjyqtari Engert Pëllumbi.
Gjithashtu i njëjti gjyqtar i Apelit ka në dorë edhe “fatin” e 4 biznesmenëve të dosjes “Veliaj”: Elman Abule, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi për ndryshimin e masave të sigurisë.
“Gjykata e Posaçme e Apelit regjistroi çështjen penale nr. 13 akti, datë 04.03.2025 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim E.V., E.A., M.P., Sh.F., G.S., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 7, datë 09.02.02025 dhe vendimit nr. 14, datë 12.02.2025 të Gjykatës së Posaçme që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal. Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtari Engert Pëllumbi“, njofton Apeli i GJKKO.
Kujtojmë se rreth 3 vite më parë trupa gjykuese e kryesuar nga Engert Pëllumbi dhe anëtare Igerta Hysi dhe Florian Kalaja dënuan me burg ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin./ (Rilindje.)
@NewsIn.Al

