KreuAktualitetiErjon Nexhipi: "Privilegji dhe përgjegjësia që më është besuar, për mua, nënkupton...

Erjon Nexhipi: “Privilegji dhe përgjegjësia që më është besuar, për mua, nënkupton punë të palodhshme, ndershmëri dhe përkushtim”.

Pas një periudhe të gjatë kontributi në sektorin privat, në jetën akademike dhe aktivizmin publik, kam marrë vendimin të jap kontributin tim të plotë në drejtimin e Këshillit të Qarkut Korçë për mandatin 2023-2027.
Privilegji dhe përgjegjësia që më është besuar, për mua, nënkupton punë të palodhshme, ndershmëri dhe përkushtim.
Ndërsa hapim këtë kapitull të ri, është koha për të zgjeruar dhe ndërtuar ngrehinën e punës mbi themelet e ngritura nga stafi dhe drejtuesit e mëparshëm. Puna jonë do të përqëndrohet te nxitja e zhvillimit ekonomik, duke i dhënë një impuls të ri turizmit rajonal dhe bujqësisë. Me ndihmën e partnerëve tanë, si ata ndërkombëtarë ashtu edhe lokalë, synojmë të sjellim ndryshime konkrete dhe të qëndrueshme.
Bashkëpunimi me Universitetin “Fan S. Noli” do të marrë një dimension të ri, duke fuqizuar kapacitetet dhe duke bërë më shumë për rajonin tonë.
Falenderoj të gjithë të pranishmit në mbledhjen e kostituimit të Këshillit të Qarkut, veçanërisht Ministrin e Mbrojtjes, z. Niko Peleshi, deputeten znj. Eni Zake dhe Prefektin e Qarkut Korçë, z. Nertil Jole. Falenderime të veçanta për kryetarët e bashkive Korçë, Pogradec, Maliq, Kolonjë, Devoll dhe Pustec, si dhe përfaqësuesit e këshillave të tyre, që me votën e tyre unanime, më shtuan përgjegjësinë.
Një mirënjohje e veçantë për znj. Ana Verushi, që ka drejtuar me pasion dhe dedikim për 8 vite Kěshillin e Qarkut Korçě.
Faleminderit nga zemra për të gjithë ata që më kanë dhënë mbështetje këto ditët e para, por dua të falenderoj edhe skeptikët, sepse ata më motivojnë edhe më shumë.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit