KreuAktualitetiErmira Ifandi: Në botën e emigrantëve/“Zemër e mërguar” /

Ermira Ifandi: Në botën e emigrantëve/“Zemër e mërguar” /

ZEMËR E MËRGUAR

Në qytetin antik,
ku Akropoli madhështor
më ndjell me bukurinë e tij,
ndihem e huaj mes turmës.

E huaj ndihem kudo që shkel,
edhe pse rreth meje ka njerëz plot.
Zemra më shkon larg me mendimet,
e vendlindjen ma sjell pranë.

Në dashurinë e një mërgimtari,
ku kujtimet dhembin e bëhen këngë,
jehona e tyre ndjehet butë,
si dora e babait mbi supe.

Dhe shpirti mbushet për një çast,
sikur të jem në prehër të nënës.
Zemër e mërguar, në dhe të huaj,
dhemb në gjak mungesa e atdheut.

Athinë, më 08.05.2024

Ermira D. Ifandi

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit