KreuAktualitetiErvis Martinajn dhe Leonard Dukën, i vetëquajtur si “Princi Damian”, dukej se...

Ervis Martinajn dhe Leonard Dukën, i vetëquajtur si “Princi Damian”, dukej se nuk kishte asgjë që t’i ndante.

Publikohet FOTO-ja e Leonard Dukës dhe Ervis Martinajt, xhiro me SKAF në det!

Ervis Martinajn dhe Leonard Dukën, i vetëquajtur si “Princi Damian”, dukej se nuk kishte asgjë që t’i ndante.

Miqësia e tyre po i ngrinte ata në majat e botës së krimit, kontrollonin së bashku lojërat e fatit, një biznes prej qindra miliona eurosh dhe trafikun e drogës.

Dërgonin në vende të BE-së sasi të mëdha kokaine dhe kanabisi. Media “VNA” ka publikuar foton e Leonard Dukës dhe Ervis Martinaj në kohët kur ishin të afërt me njëri tjetrin dhe duke bërë xhiro me skaf në det.

Por pasi pushteti i tyre kriminal u rrit aq shumë, nisën dyshimet për tradhti në biznes aq sa Ervis Martinaj nisi të mendonte se miku i tij Leonard Duka po fitonte më shumë nga dërgesat.

Krisja nisi kur një ngarkesë me drogë u kap në Gjermani, lënda narkotike ishte nisur me kamion nën kujdesin e Martinajt në Shqipëri dhe do të pritej nga Duka, por u kap gjatë rrugës nga policia gjermane.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit