Është e natyrshme që çdo gjë e re dhe plot qytetari të fillojë nga Korça Një mesazh kuptimplotë midis dy të rinjve demokratë, shokë të pozicionuar sipas ndarjeve të fundit nga binomi Basha- Berisha. Askush nuk fiton nga sheri brenda demokratëve, as liderët kryetarë të shpallur sipas kuvendit të tyre…as anëtarët e ndershëm dhe të devotshëm demokratë.
Ja çfarë shkruan Donaldi për shokun e tij Anastas
– Nisur nga biseda ne privat me Anastasin , nje miku im i mire dhe nje demokrat me themel te gurte por qe ndajme mendime te kunderta per situaten e sotme ne PD-ë , po bej statusin e sotem :
“Per te miren e PD-se , qe anetaret e deges tone të mos atakohen me fyerje, sharje dhe indimidime ndaj njeri tjetrit , ne dy shoke demokrate te PD Korce, zotohemi te mos bejme asnje status per situaten politike ku te perdorim qofte dhe nje ofendim, sharje apo intimidim personal dhe kolektiv.
Kjo le te sherbeje si shembull per cdo demokrat.
Le ti tregojme Korces se demokratet korcare jane ne nivelin qytetar te qytetit tone.
Perfitoj nga rasti qe te pershendes me kete nisme mikun tim qe e respektoj dhe qe i eshte bere e ditur nepermjet nje mikut tim.
Faleminderit te gjithe demokrateve.”

Donald Spaho – Anastas Zguro
@NewsIn.Al

