Europol, dje në një operacion të koordinuar me shërbimet e sigurisë italiane, spanjolle dhe shqiptare çoi në arrestimin e 28 anëtarëve të “Ndranghetës” të gjithë me origjinë italiane dhe shqiptare.
Midis të arrestuarve është një shtetas italian me banim në Kalabri, i dyshuar se ka krijuar një strukturë kriminale për tregtinë e kokainës në zonën e San Basilios në Romë, nje zone e njohur nga Policia Italiane per shoerndarjen e drogave.
Ky burrë, së bashku me tre djemtë e tij, dyshohet se ka bashkëpunuar ngushtë me një grup kriminal shqiptar që menaxhonte disa nga aspektet logjistike të trafikimit të drogës. Anëtarët shqiptarë të këtij rrjeti dyshohet se kanë organizuar trajtimin e ngarkesave që vinin nga Amerika Latine përmes porteve të ndryshme spanjolle dhe holandeze dhe transportimin e tyre të mëvonshëm në Itali. Ata ishin gjithashtu përgjegjës për shitjen e drogës në zona të tjera të Romës. Pasi ngarkesa mbërriti në portin e Gioia Tauro në Kalabri, transporti u krye nga kriminelë kalabrezë.
Të arrestuarit dyshohen se kanë trafikuar të paktën 1,019 kg kokainë dhe 1,497 kg hashash në 80 operacione trafikimi. Prokurorët dyshojnë se katër italianë rrëmbyen një trafikant droge, duke i shkaktuar atij trauma fizike dhe psikologjike – një shembull i dhunës së rëndë që lidhet me ‘Ndranghetën’. Tortura e ushtruar u filmua me një telefon celular dhe u shpërnda për të mbjellë frikë, heshtje dhe nënshtrim midis anëtarëve të pranishëm në Romë.
Fatjon Softa
@NewsIn.Al

