Finalja e Eurovision 2025: Celine Dion, “Babagjyshi” dhe misteri që do të zbulohet pas pak orësh
A do të Perfomojë Celine Dion?

Orari i shfaqjes nuk do të jetë më i disponueshëm për të gjithë stafin dhe videoja e Celine Dion nuk është më aty, gjë që sipas gazetës do të ishte “një tregues se klipi i shfaqur gjatë provave u zëvendësua nga një performancë nga Dion”.
Një ikonë globale e muzikës, 57-vjeçarja nga Kebeku nuk e ka harruar se Eurovision ishte ai që nisi karrierën e saj ndërkombëtare.
Në vitin 1988, Zvicra e kishte zgjedhur për të performuar “Ne partez pas sans moi” në Dublin. Ajo ishte vetëm 20 vjeç dhe kishte fituar, dy vjet para albumit të saj të parë në anglisht, “Unison”.
Në dhjetor 2022, Celine Dion zbuloi se ishte diagnostikuar me Sindromën e Personit të Mbërthyer, një gjendje autoimune. Nuk ka kurë për këtë sëmundje, por trajtimi mund të ndihmojë në kontrollin e simptomave.
Pasi u detyrua të anulonte një sërë paraqitjesh në vitet 2023 dhe 2024, duke thënë se ishte shumë e dobët për të shkuar në turne, ajo bëri rikthimin e saj të madh në verën e vitit 2024, në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris.
@NewsIn.Al
