Ne do te njohesh boten , udheto dhe lexo !
Udhetim drejt diturise !
Nga Eva Paloka, mësuese e gjuhës shqipe në Selanik
Keshtu po e titulloj kolazhin e fotove ku nxenes te mesimit plotesues te gjuhes shqipe , prane shoqates ” Progresi ”, moren pjese ne Kuizin e Diturise , ne kuizin me 5 rubrika te forta dhe po kaq te forte e te pergatitur dhe 100 nxenesit pjesemarres nga Suedia ,Austria dhe Greqia . Kuizi u mbajt ne 11 mars ne Malmo, Suedi dhe u organizua nga Lidhja e Shoqatave Shqiptare ” Iliria”, te cilen e falenderojme perzemersisht per ftesen dhe mikpritjen.
Grupi yne perbehej nga Anisa Nezha , Ergisa dhe Ornela Hoxha, Joana Roxhe dhe Ornela Hasani . Keto vajza te hareshme dhe te mencuara diten mire te te qetesojne nga stresi dhe pergjegjesia e madhe qe mbart mbi supe kur i shoqeron ne nje udhetim te gjate dhe te lodhshem . Vajzat qe dine te perqafojne dhe falin dashuri ,treguan se ishin nxenese te pergatitura mire deri ne hollesi. Ishin 5 bukuroshe shqiptare qe u shkonte per mrekulli plisi i bardhe mbi krye . Nxeneset e mia te mira mesuan ,per te mos harruar kurre ,nje pjese te rendesishme te historise, gjeografise, kultures dhe letersise kosovare. Ate qe nuk e kane bere kaq kohe tekstet mesimore e beri ky kuiz ,Shqiperi dhe Dardani bashke, ashtu si u takon.
Dhe une, mesuesja me e lumtur ne bote , i shoqerova ne udhetimin e tyre te pare , larg Selanikut , por drejt dijes !
Falenderoj me mirenjohje dy baballaret- Shkelzen Hoxha dhe Ilir Hasani – krahet mbrojtes te ketij grupi te mrekullueshem

@NewsIn.Al

