Falimenton klubi i madh francez, gjashtë herë kampion i Ligue 1 …
Gjashtë herë kampioni francez i futbollit Bordeaux pushon së ekzistuari si klub profesionist që nga sot, pasi Girondins vendosën të heqin dorë nga ai status pas problemeve të mëdha.
Bordeaux ra në kategorinë e tretë për shkak të problemeve financiare dhe sot mbërriti lajmi se klubi pushon së ekzistuari si klub profesionist.
Drejtuesit nuk donin të prisnin seancën gjyqëdore, e cila duhej të vendoste nëse klubi duhet të shpallte likuidim apo falimentim.
Bordeaux njoftuan Federatën Franceze të Futbollit (FFF) për vendimin e tyre dhe thanë se kontratat me të gjithë lojtarët janë ndërprerë.
Klubi vazhdon të luftojë me borxhin e raportuar prej 90 milionë euro. Si rezultat, stafi dhe lojtarët kanë mbetur pa kontrata profesionale.
Bordeaux ka qenë gjashtë herë kampion i Francës, pasi ka fituar titullin në 1950, 1984, 1985, 1987, 1999 dhe 2009.
Bordeaux fitoi Kupën e Francës katër herë, Kupën e Ligës tre herë dhe Superkupën e Francës dy herë!
@NewsIn.Al

