Fanka Efthimi është femra e parë shqiptare që merr “Doktoraturën” në Universitetin e Sorbonës
Fanka Efthimi me origjinë nga fshati Boboshticë i Korçës, lindi në Manastir më 1870. Me ndihmën e Gjerasim Qiriazit studioi në Kolegjin Amerikan të Samokovit në Bullgari. Në vitin 1891, ajo së bashku me Sevasti Qiriazin u vendosën në Korçë për të çelur shkollën shqipe të Vashave aty.
Në kohën kur Sevastia ju desh të shkonte në Manastir, në vitin 1894, pasi Gjerasim Qiriazi ndërroi jetë, Fanka Efthimi se bashku me Parashqevi Qiriazin u kujdesën për mbarëvajtjen e shkollës.
Në kushtet e rënda që u krijuan më 1914, me fillimin e Luftës së Parë Botërore, shkolla e vashave u mbyll dhe Fanka kthehet në Manastir. Gjatë këtyre viteve ajo diplomohet në Universitetin e Sarbonës, në degën “Shkencat e Natyrës”, punon disa vjet si asistente dhe më pas përfundon doktoraturën. Fanka Efthimi është femra e parë shqiptare që merr këtë titull.
(PIRO DHAME- Në Korçën tonë)
@NewsIn.Al
