#Reforma territoriale dhe #politika.
Reforma nuk është thjesht nje hartë, por pushtet qe kerkohet te perfitohet permes reformave te vazhdueshme me ndryshime afatshkurtra dhe interesa te castit.
#Bojkoti i PD nese mund te ndodhe, nuk lidhet vetëm me ndarjen administrative, por me faktin se pushteti lokal sot është kthyer në instrument dominimi politik.
#Bashkitë nuk administrojnë vetëm shërbime. Ato kontrollojnë:
•asetet publike lokale (toka, godina, leje, tendera),
•Policinë Bashkiake, që shpesh funksionon si presion politik e jo si strukturë rendi,
•strukturat e vetëpunësimit dhe punësimit sezonal, që përkthehen drejtpërdrejt në varësi elektorale.
👉 Ky mekanizëm krijon dominim të votës, jo përfaqësim.
👉 Krijon mbajtje të padrejtë të pushtetit, jo qeverisje lokale.
Kur bashkia është nje punëdhënës, nje kontrollor, nje ndëshkues dhe nje sponsor politik njëkohësisht, sigurisht qe vota nuk është më e lirë, por e kushtëzuar vetem nga interesa.
Prandaj #reforma #territoriale, e bërë pa konsensus dhe pa kontroll real, nuk është reformë administrative, por rikonfigurim i pushtetit për zgjedhjet e ardhshme lokale te 2027.
#Shoqëria civile, pjeserisht aktive, aktuaisht e pafuqishme, ekziston si OJF ose grupe whattapp ose fb, por mungon në terren dhe nuk eshte perfaqesuese. Cdo levjzje e prire nga individe ka vajtur ne krijim te nje partie politike te rradhes duke deshtuar dhe larguar nga kauza.
Shoqeria Civile sipas kendveshtrimit tim, mbetet pa zë, pa forcë, pa pavarësi nga pokitika, ndersa qytetari mbetet “spektator” në një lojë që vendoset mbi fatin e tij.
#Pa ndryshime reale çdo reformë është thjesht #fasadë. Reforma territoriale eshte nje ndarje me laps ne harte ku dora shkon dhe zgjatet duke krijuar zonat sipas historise se votuesve te forces mazhoritare, kjo duhet te shoqerohet dhe me ndryshimin e kodit zgjedhor.
#Demokracia nuk matet me harta të reja, por me sa e lirë dhe perfaqesuese është vota qytetareve.
Koha eshte tani!

Fatjon Softa
@NewsIn.Al
