KreuPress EmigrantFeim Breca_ Një prej futbollistëve kampionë të Partizanit të artë në vitet...

Feim Breca_ Një prej futbollistëve kampionë të Partizanit të artë në vitet 70__80

Feim Breca_ Një prej futbollistëve kampionë të Partizanit të artë në vitet 70__80

Të gjithë ne sportdashësit e futbollit të atyre viteve mes yjeve të mëdhenj të futbollit shqiptar kujtojmë dhe BRECËN, djaloshin e kudondodhur, futbollistin pa fjalë, por me shumë talent të Partizanit dhe ekipit kombëtar

Kujtojmë shumë ndeshje të bukura të tij dhe veçanërisht atë me Austrinë e Vienës në Kupën e Kqmpioneve të vitit 1980. Mos harrojmë që në ato vite ekipi austriak ishte në elitën e ekipeve europiane të futbollit.

FUTBOLL. KUPA E 27-të E KAMPIONËVE. TURI I PARË (1/16). ARDHJE
— TIRANË, “QEMAL STAFA”, 30 SHTATOR 1981: PARTIZANI-AUSTRIA WIEN 1-0

Në ndeshjen e vajtjes (3-1); dy penallti në favor të Austrisë: 58’ (2-1) dhe 62’ (3-1)!
Në ndeshjen e ardhjes një gol i dyte i Partizanit nuk mundi të shkojë në rrjetë pasi ngeli në një pellg! Po binte një shi i fortë.

PARTIZANI: Perlat Musta , Kristaq Eksarko , Sulejman Starova , Kastriot Hysi , Arjan Ahmetaj (Gëzim Mançe 78’), Feim Breca (Hasan Lika 64’), Ilir Lame, Haxhi Ballgjini, Genc Tomori, Bujar Hado, Musa Fagu; trajner: Bejkush Birçe

AUSTRIA WIEN: Friedl Koncilia, Robert Sara, Hans Dihanich, Erich Obermayer, Josef Sara, Franz Zore, Ernst Baumeister, Felix Gasselich, Karl Daxbacher, Gerhard Steinkogler (Čavdar Cvetkov 65’, Alfred Drabits 70’), Petko Petkov; trajner: Erich Hof

GOLI: Haxhi Ballgjini 31’

GJYQTAR: Erkan Göksel; anësorë: Atilla Asal, Neçmi Temizel

SHIKUES: 19.000

Në foton 1: Tiranë, 30 shtator 1981 (Kupa e Kampionëve): Partizani-Austria Wien 1-0, gol i Haxhi Ballgjinit (31’)

Në foton 2: Pamje nga takimi Partizani-Austria Wien 1-0, Tiranë, 30 shtator 1981 (Kupa e Kampionëve)

2 tetor 1979 në Gllazgou Skoci, Feim Breca do të ishte nga lojtarët më të mirë në fushë për  Partizanin legjendë…

Edhe sot Feim Breca gjendet kudo ku i jepen mundësitë për të dhënë kontributin e tij tek të rinjtë, për eksperiencën e tij në fushën e  futbollit.

Tiranë_Robert Jano

@NewsIn.Al

 

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit