KreuAktualitetiFesta e Birrës është super eventi, që e bën Korçën në ditët...

Festa e Birrës është super eventi, që e bën Korçën në ditët e saj, qytetin më të madh në Shqipëri /Ilir Jano

Festa e Birrës është më shumë se një festë birre…është festa që e bën Korçën në ditët e saj, qytetin më të madh në Shqipëri.

Kulturë do të thotë edhe qytetërim. Arti është ushqyes për kulturën dhe dëshmi, jo vetëm personale, por edhe e qytetërimit në të cilin shfaqet. Dhe më shumë se kudo qytetërimi me kulturën bashkohen në Korçë.
Ka dy ditë që ka filluar Festa e Birrës dhe Korça e tejmbushur tashmë me qytetarë nga gjithë Shqipëria, turistë, emigrantë korçarë dhe jo vetëm. Të gjitha hotelet janë plot, lokalet gjithashtu…dhe e gjitha kjo përkthehet në biznes, fitim, kënaqësi…qarkullim monetar!
Netët e para të Festës së Birrës treguan përmasat gjigande të këtij eventi. Mbi 10 000 pjesëmarrës vetëm në Terminali çdo natë janë një tregues që nuk ka nevojë për koment.
Tre netët në vazhdim do të kenë dhe një pagesë në hyrje dhe kjo është e justifikueshme, duke marrë parasysh koston e lartë që kanë këta artistë yje kudo që perfomojnë.
Ne vetë kërkojmë çdo vit që të vinë sa më shumë këngëtarë “firma” dhe kur kjo gjë bëhet e mundur disa fillojnë të gjykojnë për çmimin e biletës. Kush nga personat që kërkojnë të jetë komplet falas hyrja në festë, e ka parë pa euro Despina Vandhi apo Keti Garbi në Greqi?! Le të thotë një rast…apo La Bouche, No Mercy të cilët në vitet’90 kanë qënë në majën e botës?! Pa përmëndur me emra artistët tanë të mrekullueshëm…
Para se të gjykojmë, të mësojmë të falenderojmë!
Kush mund të guxonte ta mendonte që në Korçë do organizohej një festë e tillë me këto përmasa? Dhe paralel me festën në Terminali të tjetë artistë performojnë në pazari.
Festa ti afron të gjitha kënaqësitë…je ti ai që zgjedh ku do shkosh. Rëndësi ka që janë netë të tilla ku mund të gjesh çdo lloj birre apo gatimi dhe mbi të gjitha çdo lloj muzike shqiptare dhe të huaj.
Këngëtarët korçarë gjithë vitin janë live në Korçë dhe çdo vit një pjesë e tyre ngjiten dhe në skenën e festës.
Kaq e thjeshtë është…kjo është Korça që këto mbrëmj vere i dhuron shijen, mikpritjen, kulturën dhe freskinë e saj gjithë Shqipërisë!

Dhe nëse mungon mos shaj…mos gjyko…

 

Ilir Jano

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit