KreuKulturë / ArtFestivali i 60-të dhe batutat pa lidhje.... Në përgjithësi, sonte ishte...

Festivali i 60-të dhe batutat pa lidhje…. Në përgjithësi, sonte ishte më mirë se dje dhe kam frikë se do jetë dhe më mirë se nesër, gjithmonë duke pasur parasysh se nata ishte gala…/A.I.Sulioti

Festivali i 60-të dhe batutat pa lidhje….

Në përgjithësi, sonte ishte më mirë se dje dhe kam frikë se do jetë dhe më mirë se nesër, gjithmonë duke pasur parasysh se nata ishte gala…. E sigurt është që nuk mund të flasim më për identitetin historik të festivalit (diçka që ruhet ende për shembull në San Remo). Imazhi i festivalit ishte i paqartë dhe i turbullt. Herë ishim në Eurovisionet e kaluara, herë në San Remot e fundit, herë në Kënga Magjike dhe herë në FiK (edhe pse nuk më pëlqen fare kjo FIk).

Nuk dua të kapem fare me batutat e moderatorëve, formimin e tyre në lidhje me festivalin, temat e përzgjedhura, mënyrën klishe të prezantimit dhe përzgjedhjen e të ftuarve..
(kishte me dhjetëra personalitete si psh Alida Hisku të cilët mungonin!!!)

Fundja një ditë në Shqipëri duhet të themi se historinë nuk e shkruajnë vetëm fituesit, kështu edhe në këtë festival mund t’i kushtonin një 10m shumicës së artistëve që morën pjesë gjithë këto vite (në rast që thoni nuk është e mundur e kanë bërë edhe të tjerë)për ti dhënë aktualisht vlerat e kërkuara nga vetë institucioni. Organizatorët, megjithatë, nuk ishin të disponuar për një gjë të tillë. Pyes veten se si është e mundur të mos dëgjohej psh emri i Avni Mulës.

Një pikë tjetër që dua të qendroj janë edhe disa nga zgjedhjet e dueteve, vërtet ishin jashtëzakonisht të tmerrshme… Fjalët janë të tepërta dhe nuk dua as ti përmend. Personalite të mëdha u sakrifikuan për disa mendime mediokre… Por ndodhi dhe kundërta, në disa këngë brezi i vjetër gëlltiti brezin e ri më së miri.
Duke vërtetuar se karma is a bitch…

Gjithashtu, është e rëndësishme të ndalemi te humori i lirë dhe çnjerëzor që na bën ballkanas të prapambetur. E konsideroj të hidhur dhe të neveritshme në maksimum batutën për peshën e rëndë të një anëtari të jurisë nga ndihmës moderatori. Në çdo vend tjetër të zhvilluar europian do të kishte reagime si “body shaming” pavarësisht nga motivimi ose dhe lidhja miqesore me personin në fjalë. Është koha për të mbyllur batuta të tilla vulgare, sidomos nga hapësira televizive publike dhe sidomos nga festivale që lidhen me Eurovision-in. Kishte dhe batuta të tjera të këqija që shpesh varionin në kufijtë e seksizmit, si psh për takat e grave etj.

Së fundmi, një tjetër gjë që më bëri përshtypje negative ishte dhe biseda me të madhin Luan Zhegu që u shfaq i fundit dhe shumë dinjitoz.
Nuk e di vërtet se kë intereson pyetja (që i është përgjigjur qindra herë) për lëvizjen e tij skenike dhe improvizimi televiziv mbi të me tik tok e ku ta di unë me çfarë tjetër. Në vend që të përfitosh ndonjë histori të veçantë ose ndonjë emocion nga kariera e tij brilante 50 vjeçare,
si një prej krijuesve dhe interpretuesve më të mirë të festivalit, konsumοhesh kot në humor të lirë të emisioneve argëtuese italiane.
E cila, ndër të tjera, është edhe e vrazhdë

pjesa tjetër e kritikës më e detajuar pas festivalit.Aleksandrino Ikonomidhi Sulioti

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit