Retrospektivë, 2012. Firma “vetëtimë” ishte vargu i famshëm. Kur palët politike ranë dakord të bëjnë ndryshime në sistemin zgjedhor, duke premtuar përkthimin proporcional të votave në mandate (ulje e pragut zgjedhor, formulë kompensuese të votave në nivel kombëtar, ndarjen e mandateve sipas peshës proporcionale). Më 2013 formula funksionoi pjesërisht dhe u bë rotacion. Më pas nuk pati më reformë, thjesht ndryshime të momenteve të fundit në funksion të zgjedhjeve të radhës, sidomos më 2020 kur u ndryshua edhe Kushtetuta për të krijuar favorizim elektoral.
Ku jemi më 2025? Sistemi i jep partisë fituese shumë më tepër mandate sesa vota proporcionale, e njëjta formulë edhe për partinë e dytë politike. Të tjerat (nëse kemi të tjerë të ndryshëm nga modeli i partive kryesore!) natyrisht penalizohen.
Demokracia shprehet me numra (partia me 71 mandate krijon qeverinë), por demokracia ushtrohet në emër të sovranit, duke respektuar ata që votojnë kundër, që nuk votojnë, që refuzojnë apo protestojnë. Mentaliteti, unë kam votat dhe me votat e mia kontrolloj Shqipërinë (me zgjedhje të kontestuara parlamentare) dhe partinë (me zgjedhjet formale brenda partive) përbën deformim të konceptit të demokracisë përfaqësuese, investim negativ në kulturën politike dhe mekanizëm që minon parimet e shtetit të së drejtës dhe besimin tek sistemi politik.
Ndaj edhe, ndonëse liderit politikë kalojnë nga fitorja personale në fitore, Shqipëria dhe ne jemi këtu. Dhe, (jo)vetëm ata janë përgjegjës.
Kështu nisi!
Prof.Afrim Krasniqi
@NewsIn.Al

