Thursday, June 4, 2026
spot_img
HomeAktualitetiFitorja e parë e protestuesve të Zvërnecit, Qeveria Rama merr vendimin e...

Fitorja e parë e protestuesve të Zvërnecit, Qeveria Rama merr vendimin e papritur…

Fitorja e parë e protestuesve të Zvërnecit, Qeveria Rama merr vendimin e papritur…
Pas ditësh debatesh, reagimesh dhe protestash nga qytetarët, gardhi rrethues i vendosur në zonën e Zvërnecit dhe Porto Novës është hequr plotësisht.

Gjatë ditës së sotme është larguar edhe pjesa e fundit e telave rrethues, duke e lënë zonën të hapur dhe pa pengesa. Pamjet e siguruara nga terreni tregojnë se gardhi nuk ndodhet më në asnjë segment të zonës ku ishte vendosur më parë.

Vetëm pak ditë më parë, një pjesë e gardhit ishte ende e pranishme në Porto Novë, ndërsa zona monitorohej nga punonjës sigurie. Sot, situata paraqitet krejt ndryshe, me strukturën rrethuese të hequr tërësisht.

Heqja e gardhit vjen pas kundërshtimeve të shumta nga banorë, aktivistë dhe qytetarë, të cilët e konsideruan vendosjen e tij si një kufizim të aksesit në zonën bregdetare.

Aktualisht, në terren nuk konstatohet as gardh dhe as prani e rojeve të sigurisë, ndërsa mbetet për t’u parë se cilat do të jenë zhvillimet e mëtejshme lidhur me projektin që shkaktoi përplasjen mes qytetarëve dhe institucioneve.

@NewsIn.Al

 

 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments