GJITHKUND
Dashuria është gjithkund, si gjithmonë,
Dhe në pikat e vesës që tokën puthin,
Fjalë dashurie u thonë farave të jetës,
Që nën dhé presin diellin e pranverës…
Të ftohtët mund ta ngrijë atë, padyshim,
Por jo shpresën që frymë merr
Në ato mijëra filiza të padukshëm,
Për sytë, që të shohin përtej, s’kanë mësuar…
Lëri në punët e tyre skeptikët, i dashur,
Në pyetjet dhe kundrapërgjigjet
Që janë mësuar të ngrenë pareshtur,
Rrjeta merimangash ku bie bota e tyre e mjerë…
Lëri, t’u shpjegosh vërtetësin e ndjenjës,
Atyre që kurrë s’kanë dëgjuar në heshtje
As zemrën brenda kraharorëve të tyre,
Është veç një mision i dështuar, që në lindje…
-ARMENIDA-
Janar 2024
@NewsIn.Al
