KreuAktualitetiFrancë: Rritet numri i të vdekurve nga shembja e ndërtesave të banimit...

Francë: Rritet numri i të vdekurve nga shembja e ndërtesave të banimit në Marsejë

Francë: Rritet numri i të vdekurve nga shembja e ndërtesave të banimit në Marsejë

Numri i viktimave në rrënojat e pallateve që u shembën pas një shpërthimi dje të dielën (9 prill 2023) në Marsejë ka shkuar në 5 , pasi ekipet e shpëtimit gjetën sot një trup tjetër, njoftoi kryebashkiaku i qytetit francez.

Autoritetet lokale raportojnë se numri i të zhdukurve është 8, pas shpërthimit që shkatërroi dy ndërtesa apartamentesh dhe dëmtoi një të tretën në Marsejë. Më në fund sot u bë e ditur se numri i të vdekurve shkon në 5 dhe për momentin ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit.

Marrja e të vdekurve është “një detyrë e tmerrshme, e vështirë dhe dramatike”, u tha gazetarëve në Marsejë Ministri i Strehimit Olivier Klein. Qeveria, shtoi ai, duhet të mbështesë viktimat, familjet e tyre dhe ata që janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre.

Operacioni i shpëtimit vazhdon “me kujdes dhe vendosmëri”, theksoi ministri. Gjithsej 40 ndërtesa pranë vendit të fatkeqësisë janë evakuuar. Në fakt, shembja shkaktoi një zjarr që vështirësoi hetimet, pasi ka vazhduar deri në mëngjesin e sotëm.

Pesë persona janë dërguar në spital të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

Në vitin 2018, në një distancë prej rreth 1 kilometër nga ky vend, u shembën tre ndërtesa të tjera që ishin cilësuar të pabanueshme, duke shkaktuar vdekjen e tetë personave.

Prokurori i Marsejës vuri në dukje megjithatë se ndërtesat që u shembën të dielën nuk kishin probleme strukturore dhe po hetohet mundësia që shkatërrimi të ishte shkaktuar nga një shpërthim gazi.

Burimi: APE – MEB

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit