Frontex: Reagimi i menjëhershëm i Greqisë për shpëtimin e 92 emigrantëve të zhveshur në Evros
Frontex ju vendosi vulën gënjeshtrave dhe pretendimeve të pabazuara të Turqisë për incidentin në Evros me 92 emigrantë të zhveshur dhe të torturuar .
Me njoftimin e lëshuar, Frontex flet për profesionalizëm të lartë të autoriteteve greke dhe konfirmon plotësisht atë që kanë thënë vetë emigrantët dhe Greqia, përkatësisht se kanë qenë të zhveshur dhe me lëndime të dukshme.
Shihni njoftimin e plotë të Frontex
“Më 14 tetor, oficerët e Frontex që patrullonin rajonin e Evros ndihmuan autoritetet greke për të shpëtuar një grup të madh emigrantësh që kaluan nga Turqia në Greqi.
Oficerët e Frontex raportuan se emigrantët u gjetën pa rroba dhe disa prej tyre me lëndime të dukshme. Oficerët, së bashku me kolegët e tyre grekë, u dhanë ndihmë të menjëhershme migrantëve.
Agjencia informoi gjithashtu zyrtarin e të drejtave të njeriut të Frontex për një shkelje të mundshme.
Reagimi i menjëhershëm ndaj këtij incidenti dëshmoi profesionalizmin e lartë të autoriteteve greke dhe bashkëpunimin e tyre shumë të sjellshëm me Frontex”.

@NewsIn.Al

