Gara për kreun e BKH/ Eliminohet Haki Çako dhe 5 të tjerë, kush janë EMRAT që kualifikohen
SPAK ka bërë publik emrat e 7 kandidatëve që kanë kaluar në fazën e dytë të garës për zgjedhjen e kreut të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Sipas njoftimit të SPAK në fazën e dytë kanë kaluar Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta. Gjithashtu kandidatët e përzgjedhur do të vazhdojnë konkurimin për fazat e tjera të procesit.
Ndërkohë, janë skualifikuar: Astrit Halilaj, Haki Çako, Maoricio Sheldija, Marinela Pilinçi, Miklovan Kanani dhe Nevrus Ndregjoni. Ata u skualifikuan për shkak se nuk plotësonin kriteret pasi kishin mangësi në dokumentacionin e tyre.
@NewsIn.Al

