Gazetari dhe reporteri çshenjtëruar në shoqërinë shqiptare
Refleksionet e një videoreporteri
Profesioni i gazetarit dhe reporterit ne vendin tone jo vetëm që është çshenjtëruar, por është ndotur aq keq saqë nuk dihet më nëse do e marrë veten për dekada të tëra, për tia kthyer lavdinë e dikurshme, atë të atij misioni për të cilën është krijuar. Sot gazetaret dhe reporterët e ndershëm duket se jane specie ne zhdukje, apo të strukur diku ku nuk i sheh dhe nuk i dëgjon njeri, pasi i cilësojnë si “njerës që nuk i janë përshtatur tregut”. Vendin e tyre e kanë zënë bythlepirës të pushtetit, pazarexhinj, gjobaxhinj, shantazhues, madje dhe ai qe ka me pak në dorë, në një vend provincial, mundohet ti përshtatet këtij realiteti monstruoz, duke u bërë palë me dikë kundër një pale tjetër thjesht për të marrë një kockë, e më pas per t’iu mburrur familjes së tij se ” edhe unë jam i zoti per të sjellë një kockë në shtepi”.
Duke filluar që nga metropoli dhe deri në skajin më të largët të provincës, gjen reportrë, që pasi kanë zenë një vend në medie, kjo u sherben si trampolinë për tu punësuar në ndonjë qoshe administrate.
Pavarësia e tyre nuk është e nevojshme të diskutohet, aq më keq shërbimi i interesit publik. Ata janë kthyer në agjent të një agjensie publicitare për sukseset e shefit që i ka marrë në punë, kurse në medie japin ato që nuk e dëmtojnë shefin, mundësisht ndonjë krim brenda familjes, duke e viktimizuar jo viktimën por edhe atë që ka mbetur i gjallë, por mendërisht i vdekur, në këtë familje.
Por ka dhe një rracë tjetër që e quan veten “gazetar”, ajo eshte me e paskupullta, nuk njeh vija të kuqe; per te perfituar para me influenca, per të rregulluar ndonje familjarin e tij në punë, është gati të bëjë aleancë dhe me djallin. Janë të shumta faqet e tabloideve apo ata qe e cilesojne veten dhe “blogger”, qe bejne gjyqe publike, duke denigruar ata njerez qe jane cilesuar nga dorzani tij si kundershtare të shefit.
Indro Montanelli lidhur me integritetin dhe ndershmërinë e gazetarit ka nje fraze sa të thjeshtë aq dhe lapidar: nëse do ndershmërshmerinë e nje gazetari, se pari gjej llogarite e tij bankare. Ne kohën që jetojmë duhet shtuar; shiko familjen e tij te ngushte se sa perfitojne nga tenderat. Karakteri reportereve sot i ngjan nje topi plasteline, qe perdornim ne ne shkollat fillore, ku me nje grusht balte mund ti japesh nje objekti cfare pamje te duash; nese nuk te pelqen, e prish dhe e rinderton serisht, sa here te duash.
Në mbyllje dua të prek pak gjeneratën e gazetarëve dhe reporterëve të parë, pas përmbysjes së komunizmit, gjeneratë të cilës i përkas.
Ne dolëm në moshë fare të re nga diktatura dhe hymë në medie. Vërtet ishim pa eksperiencën e duhur, pa arsimin profesional të duhur, pasi në atë kohë kur ne ishim lindur, ky fakulteti për këtë profesion kishte kohë që ishte mbyllur nga diktatura. Fillimisht mundoheshim të kopjonim në kuptimin e mirë të kësaj fjale, mënyrën se si filmohej një ngjarje, formën e narracionit, nga RAI, BBC, ZDF etj
Më pas bëmë kurse trajnimi dikush për gazetari, dikush reporter terreni, dikush foto apo videograf, deri në specializime një apo dy vjeçare.
Por asnjëherë të vetme, pavarësisht këtyre “mangësive” profesionale, nuk e vendosi në në dyshim ndershmërinë tonë, jo më integritetin profesional. Dikush, madje mund të jenë të shumtë, ata pushtetarë që nuk na pëlqenin, por nuk u shitëm asnjëherë. Në vitet e para, kur krimi i rrugës ishte vertet në rrugë, jo rrallë herë jemi gjendur përballë tyre, na kanë sharë, na kanë goditur, por asnjëherë nuk pranuam të bënim kompromis me ta, apo të bëheshim vegla të tyre, kundër një grupi rival.
Sot fatkeqësisht gjithë ky realitet është i shpërfytyruar, duke i shtuar dhe një arsye më tepër se përse shoqëria jonë është pikërisht kështu sic është.

Roland Beqiraj
@NewsIn.Al

