KreuAktualitetiGazetari i nxjerr shkrimin kur shante Berishën, reagon Gjekmarkaj: Isha i emocionuar...

Gazetari i nxjerr shkrimin kur shante Berishën, reagon Gjekmarkaj: Isha i emocionuar…

Gazetari i nxjerr shkrimin kur shante Berishën, reagon Gjekmarkaj:

Isha i emocionuar!

Agron Gjekmarkaj, njëherësh deputeti i Partisë Demokratike u vendos ne siklet nga moderatori përballë një shkrimit të tij të vjetër, ku akuzonte Sali Berishën për kapjen e partisë.

Demokratët nuk janë dele dhe nuk po kërkojnë një bari”, shprehej Gjekamarkaj dhe i pyetur nëse ”hoqi dorë Berisha së qëni çoban, apo përkrahësit e tij u bën dele të bindura”, siç ai kishte frikë, deputeti demokrat u përgjigj duke thënë se asokohe ka shkruar nën ndikimin e emocioneve momentale.

“Nuk besoj që të ushqejmë të tashmen me të shkuarën sepse ne e kemi tejkaluar të gjithë situatën emocionale ku kemi qenë. Atë të konfliktit, qoftë edhe kur kemi shkruar edhe kur kemi folur. Kemi patur pasionet e momentit se njerëz jemi. Por di të them se Sali Berisha është dëshmuar për herë të dytë në lartësinë e madhe të historisë, njëherë në dhjetorin e 90’ duke udhëhequr revolucionin, tani duke shpëtuar pluralizimin dhe PD pa llogaritur një pafundësi të madhe shërbimesh që i ka bërë vendit si Kryeministër apo President”, u shpreh Gjekmarkaj

@NewsIn.Al

 

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit