KreuBotaGazprom, pezulloi sot furnizimet e gazit natyror në Eni të Italisë për...

Gazprom, pezulloi sot furnizimet e gazit natyror në Eni të Italisë për shkak të një “problemi” në Austri

Gazprom: Pezulloi sot furnizimet e gazit natyror në Eni të Italisë për shkak të një “problemi” në Austri

Gazprom i Rusisë ka pezulluar plotësisht dërgesat e gazit natyror  për Eni për sot, duke përmendur “pamundësinë e transportit të gazit përmes Austrisë”, siç njoftoi kompania italiane e energjisë.

“ Gazprom na ka informuar se nuk mund të konfirmojë dorëzimin e vëllimit të kërkuar sot, duke përmendur pamundësinë për të transportuar gaz përmes Austrisë”, theksoi Eni. Si rezultat sot “fluksi i gazit rus në Eni përmes pikës hyrëse të Tarvisio do të jetë zero”, shtoi ai.

Pjesa më e madhe e gazit rus të dërguar në Itali kalon përmes Ukrainës nëpërmjet tubacionit TAG që arrin në Tarvisio në veri të vendit, në kufi me Austrinë.

Sipas një përfaqësuesi të Eni, të cituar nga agjencia italiane AGI, “ne po punojmë për të konstatuar me Gazprom nëse është e mundur të rifillojmë fluksin drejt Italisë”.

Eksportet e gazit rus në Evropë kanë rënë në mënyrë të vazhdueshme që kur Moska pushtoi Ukrainën dhe vendosi sanksione kundër saj.

Eni kishte njoftuar në fillim të marsit se po tërhiqej nga tubacioni i gazit natyror Rryma Blu, të cilin e kontrollonte së bashku me Gazprom.

Burimi: APE-MPE-AFP

@NewsIn.Al

 

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit