
Është dita që vendi ynë fqinj feston Ditën e Pavarësisë …është Dita e Greqisë …është një ditë që bashkë me popullin grek e festojnë dhe qindra familje shqiptare, të cilat jetojnë atje…festojnë fëmijët , ata fëmijë që lindën dhe shkollohen …femijë shqiptarë që shumë herë harrohen nga shteti mëmë i prindërve të tyre…fëmijë që janë dhe ndjehen krenarë që kanë vënë zemrën dhe shpirtin e tyre të padjallëzuar në urën e fortë të miqësisë midis dy popujsh të lindur për të qenë gjithmonë miq. Festojnë fëmijët e mi…festojnë për vendin qe ju dhuroi jetën …pë r vendin që ju dha dijen, kulturën …vendin që i mësoi të jenë mirënjohës e të duan të miren…festojme të gjithë ne që duam jetën e besojmë te mirësia e saj…





Në 30 vjet banim, në shtetin Helen, ndjen detyrë e dashuri ta urosh për Festën e saj Kombëtare, për përpjekjet dhe sakrificat për liri.
30 vite jetë dhe punë. Ne 30 vjet, jo të pakta rastet e ndjera në kurriz te racizmit, por të pafundme rastet e mikpritjes dhe mirënjohjes.
Mbi 800.000 mijë shqiptarë që jetojnë e punojnë në këtë vend. Sa të tjerë e preferojnë dhe frekuentojnë për pushime, në bregdetet dhe ishujt e mrekullueshëm, duke shijuar ushqimin e shëndetshëm mesdhetar.
Larg politikave qeveritare, dy popuj që “urrehen” dhe dashurohen njëkohësisht. Kemi derdhur djersë, gjak e lot per t’u pershtatur, por dhe kemi punuar, festuar dhe ngrënë në një sofër krah njëri-tjetrit.
Jemi pështyrë, sharë e vrarë për histori, (ka plot pyje të mbushur me derra të egër ), por na hapën dyert dhe ne i pritëm si miq në ditëlindjet, dasmat dhe pagezimet tona. Fëmijët tanë dashuruar dhe lidhur jetë me fëmijët grekë.
Mërzitjen nga paudhësitë që dëgjon në TV e shuan me një këngë greke që shërben si melhem…
Dikush mund të ketë ndonjë arsye dhe të të shajë, por jam i bindur që ka shumë me shumë të të adhurojë!
Përgjërohem per ty Greqi, me të mirat dhe të “keqijat” e tua…
Mirënjohje për jetë… Qofsh e bekuar!!!
Xronia Polla !
Gëzuar Festën Greqi !
Xronja polla Eladha !





#NewsIn
