Urimi i “Lolitës”, si një mesazh i vërtetë satirik, që ne pa kursim e shprehim me komentet tona…
Gëzuar ti korçar që të ra bretku sot duke gatuar për njerëzit e gruas. Gëzuar ti kushëriri im ersekar që nuk e di që jam unë dhe bën komente “Lolita të qifja roptë”. Gëzuar ti vlonjat që nuk ma le miun e shtëpisë të vetmuar as këtë fundvit. Gëzuar ti pogradecar nga Mokrra. Gëzuar ti patozarak që ke shëtitur gjithë botën dhe prapë ta heq trurin pema në qendër të Fjerit. Gëzuar ti lushnjar që ke më të madh preshin se pemën e Vitit të Ri. Gëzuar ti librazhdiot që e njeh sushin 20 vjet para pjeshkave të Bllokut. Gëzuar ti elbasanlli që ke dy ashtu: një ta çash e një ta mbash. Gëzuar ti tirons që jabanxhinjtë të kanë bërë të lëshosh pëllumbat. Gëzuar ti gjirokastrit që zbukurove mëllagën në vend të pemës. Gëzuar ti laçjan që sot vendose të qëndrosh në shtëpinë tënde. Gëzuar ti lezhjan, më fal “mirditor i ram në Lezhë” që nuk ha bakllava nga inati i Hyrremit. Gëzuar ti shkodran që di t’i bash të tana, përveç seksit. Gëzuar ti dibran dhe çam i Dibrës. Gëzuar ti tropojan që me gjatësinë horizontale dhe vertikale na bëre të na xhelozojnë shoqet. Gëzuar londinezëve të Kukësit. I lutem tepelensit mos ta vjedhë këtë status. Durrsakët le t’i urojë Olti Curri.
Kosovarët edhe po nuk i urova, e dinë që i kam në zemër gjithë vitin. Shqipot e Maqedonisë nuk e festojnë Babadreqin. Ata të Malit të Zi janë si Babagjyshi, ke dëgjuar për ta por nuk i shikon.
Ju dua! ❤️
@NewsIn.Al

