Monday, April 21, 2025
spot_img
HomeAktualitetiGëzuar pikënisjen shokët dhe shoqet e mij të FRESSH - it, rrugën...

Gëzuar pikënisjen shokët dhe shoqet e mij të FRESSH – it, rrugën e nisëm por akoma asnjë nuk e ka përfunduar.

Nëse nuk u dëgjuam nuk do të thotë se nuk u kujtuam…

Bashkudhëtare e bashkëluftëtarë, të kënaqur mbase dhe të zhgënjyer, të zjarrtë, të zellshëm, plot dashuri e altruizëm, idealistë të pa ndreqshëm në thelb, largpamës e tolerantë që ndezën një zjarr që atdheun mbajti mbi ujë, që ndaloi revanshin regresiv që kullota premtonte.

Vëllezër kohe të paqartë të kthjellët në vizione e vendime në binarë sollët mëmën vend, për të bëtë dhe flijime. Ju ndoqën, ju dhunuan, veç rrugët për tu larguar ju lanë dhe pas nuk bëtë – idealet nuk i tradhtuat, SHIK e alabakë me ju dështuan.

Të lirë è të pavarur jetën vazhduat, dhe indiferencën e meskinitetin e atyre që ju ngritët lart e “snobuat” – shqiponja të lira kurrë të nënshtruara.
Gëzuar Për Shumë Vjet pikënisjen shokët dhe shoqet e mij të FRESSH – it, rrugën e nisëm por akoma asnjë nuk e ka përfunduar.

Nestor Dede

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments