“Gjatë këtyre ditëve festive, Papa Françesku zgjodhi t’u jepte shumë mësime miliona katolikëve Italianë, Polakë dhe Hungarezë. Ai mori një kryq prej druri, simbolin më të shenjtë të krishterimit, ku vdiq “NjeriZoti ” dhe mbi të kishte jelekun e shpëtimit të një “emigranti ilegal mysliman” që humbi jetën në Mesdhe. Ai e vari atë në Vatikan dhe tha:
“Për të na kujtuar se duhet t’i mbajmë sytë hapur dhe zemrat hapur. Që të gjithë të kujtojnë detyrimin për të shpëtuar jetën e çdo njeriu. Bllokimi i varkave nuk e zgjidh problemin. Duhet të lëmë mënjanë interesat financiare për të mbrojtur jetën dhe dinjitetin e çdo njeriu. ”
Shënim:
Jeleku I shpëtimit është nga një anije emigrantësh mbytur në Mesdhe në Korrik 2019.*(Piro Dhame)*
@NewsIn.Al