KreuAktualitetiGjatë zgjedhjeve SPAK do të kryej arrestime në flagrancë, ndërsa nënvizoi se...

Gjatë zgjedhjeve SPAK do të kryej arrestime në flagrancë, ndërsa nënvizoi se ndërkombëtarët kanë sjellë lista konkrete.

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço deklaroi se gjatë zgjedhjeve SPAK do të kryej arrestime në flagrancë, ndërsa nënvizoi se ndërkombëtarët kanë sjellë lista konkrete.

“SPAK po punon për popullin shqiptar, sepse edhe me takimet që ka bërë së fundmi me ndërkombëtarët nuk i ka bërë kot.

Ndërkombëtarët kanë sjellë lista konkrete me të gjithë kandidatët që nuk i kaloi filtri…

Ato që ka çuar KQZ në prokurori në verifikim të thelluar janë 16, kanë disa indicie, ndryshimi i mbiemrit…KQZ duhet të kishte çuar më shumë.

Ndërkombëtarët të thonë ja ku i ke, shikoni çfarë do të bëni me ta. Nuk janë vetëm ata që i njohim…

Ndërkombëtarët janë të shqetësuar, sepse edhe dosjet janë të 2024 janë grupe të reja…Ne nuk dimë akoma kujt nga politikanët i ka ardhur non-grata e këto…

Se këta nuk e thonë…. Edhe në kuadër të rekordeve që janë mbajtur për krime zgjedhore, për disa prej tyre kandidatura për zgjedhjet e mëparshme. Ka shumë gjasa që në zgjedhje do të ketë arreste flagrancë…”, u shpreh eksperti i Kriminalistikës.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit