“Departamenti i Gjuhëve të Huaja’ në Universiteti Fan. S. Noli Korçë
Gjuhēt e huaja janë një prioritet në Shipëri, por edhe më gjerë, në botën globale dhe në kuadër të integrimit europian të Shqipërisë.
Pavarsisht se gjuhët e huaja nuk janë në listën e degëve me prioritet në Shqipëri sot, të gjithë e dime se gjuhēt e huaja janë një prioritet prej shumë kohësh në Shipëri, por edhe më gjerë, në botën globale, por edhe në kuadër të integrimit europian të Shqipërisë. Nuk ka nevojë të përmendet se gjuha angleze studiohet qe në klasë të parë, që në minimaturē dhe maturën shtetërore provimi i gjuhës angleze është me detyrim dhe kështu me radhë. Tani dëshiroj tu adresohem maturantëve që me tē vërtet duan tē thellojnë njohuritë dhe të perfeksionojnë aftësitë e tyre në fushën e gjyhëve të huaja, në veçanti anglisht dhe frëngjisht, por edhe të zbatojnë këto njohuri dhe aftësi duke hapur horizontet e tyre kulturore dhe pse jo njerëzore në kuadër të programeve që ofron Departamenti i Gjuhëve të huaja, Universiteti ”Fan S. Noli” Korçë Përtej njohurive dhe aftësive qe do të zotëroni, do të keni mundësi të aplikoni edhe për programe europiane si për shembull Erasmus+ i cili ju ofron mundësinë për të kaluar një semestër ose një vit akademik pranë një universiteti europian, si për shembull në Bullgari, Itali, Rumani duke zhvilluar mësim dhe duke u aftësuar nga pikëpamja akademike por edhe kulturore si studentēt e tjerē europianë. Për më shumë, Programi Erasmus+ mundëson edhe ardhjen e pedagogëve të huaj, ekpertë tē fushave pērkatëse, pranë Departamentit të Gjuhëve të Huaja për të zhvilluar mēsim me ju në nivel Bachelori dhe Masteri. Ju ftoj të pranoni këtë sfidë dhe të përjetoni nje eksperiencë akademike europiane duke studiuar në Korcë, pranë Departamentit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit “Fan S. Noli” nën udhëheqjen dhe orientimin e një stafi akademik të kualifikuar, por gjithnjë në kërkim të ekselencës akademike nëpërmjet pjesēmarrjes në projekte kërkimore shkencore, në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, në shkëmbime pērvojash akademike brenda dhe jashtē vendit. Mirëse të vini! Join us for an amazing academic and life experience!

“Departamenti i Gjuhëve të Huaja’ në Universiteti Fan. S. Noli Korçë
@NewsIn.Al

