Saturday, August 22, 2026
spot_img
HomeAktualiteti“Gruaja e asaj nate…”/ Nga Gjergj Zefi

“Gruaja e asaj nate…”/ Nga Gjergj Zefi

Gruaja e asaj nate

Kur flokët të të jenë zbardhur krejt
dhe duart të mos të binden si dikur,
kur të erresh e të gdhihesh e vetme,
do të më kujtosh.

Kur mbrëmjet të të duken më të gjata,
gjumi të të vijë gjithnjë e më rrallë,
e ti të presësh agun në heshtje,
sërish do të më kujtosh.

Do t’i gjurmosh në kujtesë
copëzat e pazëllit tim.
Zëri im do të jetë tretur,
por etja e dikurshme, jo.

E njëjta drithërimë
do të të përshkojë si atëherë.

E befas, nën lëkurën e rrudhur,
do të zgjohet gruaja e asaj nate.

gjergj zefi

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments