KreuAktualitetiHaha..."Hyri gushti, po zbret guna, Korça bosh, pa mërgimtarë..."/ Nga bejtet e...

Haha…”Hyri gushti, po zbret guna, Korça bosh, pa mërgimtarë…”/ Nga bejtet e Beni Trebickës

Haha…”Hyri gushti, po zbret guna,
Korça bosh, pa mërgimtarë…”/ Nga bejtet e Beni Trebickës

Kemi mbetur si “kukudhi”
Në këtë zyrë të mbushur bosh!
Unë dhe Janua me kafetë,
Pa cigare, pa alkool!

Hyri gushti, po zbret guna,
Korça bosh, pa mërgimtarë,
Na mungojnë, Xhuvi me Cilen,
Nestori me Avokanë!

Ca në det, ca në liqen,
Enean nuk e le Sadushi,
Ç’bëhet kështu, s’di çfarë të them?!
Na merr malli, ju martë lumi!

Ju të bëni si të doni,
Dhe shikoni veç dymenë,
Ne këtu ngaherë na lini,
Dhe këtu prapë do na gjejnë.

Hë o, se na plasët buzën,
Për një puro si temjan,
Janua do t’i marrë erën,
Se Kakami e pi larg!

Guri mori pasaportën,
Kujtuam se ai ka sebep,
Por u shtua të pijë kafen,
Më pas do të na lerë shëndenë.

Shyqyr, erdhi gjenerali,
Maksi, puron duke ngrënë,
Sa Nestori nga inati,
Shkon e merr për ne të tërë.

Arben Petro Trebicka_ Në Korçën tonë

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit