“Hej, hej Skënderbe – fitore duam ne”!
Sot në orën 18: 00 në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla”, zhvillohet një prej finaleve për titullin kampion midis vajzave të Skënderbeut dhe Partizanit!
Dyert e pallatit janë të hapura për të gjithë ata dhe ato sportdashés që duan të përkrahin kampionet tona…hyrja falas!
Korça ashtu si vjet dhe si qëmoti…kampione ne volejboll për femra!
Mos harroni…sot të gjithë në pallat të sportit!
Humbëm ndeshjen e parë, por jo betejën…
Asgjë nuk na ndal…kemi ekipin më të mirë. E meritojmë titullin.
Mos harroni…sot mbasdite të gjithë për Skënderbeun tonë!

@NewsIn.Al

