Heqja e Non Gratës së Berishës, zyrtarja e lartë e SHBA-ve telefonoi…
Një zhvillim i rëndësishëm politik, i cili prej javësh ka qarkulluar në korridoret e Partisë Demokratike, duket se po merr formë zyrtare
Burime pranë selisë blu si dhe gazetari Çim Peka, kanë konfirmuar se ish-kryeministrit Sali Berisha i është hequr statusi “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas informacioneve të siguruara, në orët në vijim pritet që Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Ambasada e SHBA-së në Tiranë të dalin me një deklaratë zyrtare për të sqaruar dhe konfirmuar vendimin.
Ndërkohë që mësohet se ka qenë vetë e deleguara e Shteteve të Bashkaura të Amerikës në vendin tonë, Nancy VanHorn e cila ka telefonuar personalisht liderin e të djathtës shqiptare ku dhe e ka njoftuar për vendimin e marrë nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio për heqjen e sanksioneve ndaj tij. Ata kanë biseduar për rreth 15 minuta ku dhe i është komunikuar Berishës se duke filluar nga sot ai mund të shkelë në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe cilësimi “non grata” ndaj tij nuk ekziston më.
@NewsIn.Al
