Wednesday, June 18, 2025
spot_img
HomeAktualiteti“Hera e parë që mora drogë”- thotë shoferi i furgonit pasi zbërthehet...

“Hera e parë që mora drogë”- thotë shoferi i furgonit pasi zbërthehet para hetuesve

“Hera e parë që mora drogë”- thotë shoferi i furgonit pasi zbërthehet para hetuesve

Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit bazuar në analizën e riskut dhe në inteligjencën informative të siguruar nga strukturat hetimore, kanë kaluar për kontroll të detajuar në vijën e dytë, në dalje, automjetin furgon që drejtohej nga shtetasi Arjan Doçi.

Nga kontrolli i imtësishëm, duke përdorur edhe teknikat bashkëkohore të kontrollit si skaneri, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në pjesën e poshtme të sediljes, në një vend të fshehtë të krijuar për këtë qëllim 7 pako të mbështjella me natriban.

Nga hapja e tyre, ka rezultuar se brenda pakove kishte lëndë narkotike të dyshuar kokainë, me peshë totale 7 kilogramë e 300 gramë.

Arjan Doçi, 39 vjeçari i arrestuar për tentativën e trafikimit të 7 kilogramëve kokainë drejt Anglisë, ka vendosur të flasë para hetuesve të Durrësit dhe të Policisë Kriminale. Ai ka treguar se e bën prej vitesh rrugën Shqipëri-Angli dhe anasjelltas, por kjo ishte hera e parë që merrte drogë.

Doçi ka deklaruar se kokainën e kishte marrë nga një person në Tiranë, por që nuk e dinte identitetin dhe kishte pranuar ta dorëzonte në Angli sipas koordinatave që ai i kishte dhënë.(Prapaskena)

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments