KreuAktualitetiHetim ndaj 38-vjeçares, e cila hapi faqe në rrjete sociale me emrin...

Hetim ndaj 38-vjeçares, e cila hapi faqe në rrjete sociale me emrin e një gruaje dhe i postoi foto me përshkrime fyese

Hetim ndaj 38-vjeçares, e cila hapi faqe në rrjete sociale me emrin e një gruaje dhe i postoi foto me përshkrime fyese

Një 38-vjeçare është vënë nën hetim në Tiranë, pasi dyshohet se qëndron pas një llogarie të rreme në rrjetet sociale, që e kishte krijuar për të dëmtuar imazhin e një gruaje.

Sipas informacioneve 38-vjeçarja me iniciale I. M. ka hapur llogari false në rrjete sociale me të dhënat e një 46-vjeçareje, dhe ka postuar foto të saj, me tekste fyese.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë. Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen I. M., 38 vjeçe, pasi ka hapur llogari false në rrjete sociale, me të dhënat e një 46-vjeçareje, dhe ka postuar foto të saj, me tekste fyese.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit