Pasi ka marrë të pandehur Arian Krajën, ish sekretar i Përgjithshëm në ministritë e Mbrojtjes, Shëndetësisë dhe Financave, SPAK kontrollon banesën e kreut të ARRSH-së Evis Berberi
Një skuadër e Byrosë Kombëtare të Hetimit ka zbarkuar këtë të martë për të ushtruar kontrolle në banesën e kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi.
Me një urdhër gjykate në dorë dhe e mbështetur nga Forca Speciale për rast rezistence, hetuesit e BKH-së kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në banesën e drejtorit të Rrugëve, një degë e rëndësishme e Ministrisë së Infrastrukturës. e drejtuar nga Belinda Balluku.
Prapaskena raporton se kontrolli në banesën e Evis Berberit është kryer në kuadër disa çështjeve penale që ka hapur SPAK-u për afera të dyshuara korruptive me tenderat dhe koncensionet e rrugëve.
@NewsIn.Al

