KreuAktualiteti‘Hiqi ose do të vijë Policia e Shtetit!’/ Kreu i KQZ urdhëron...

‘Hiqi ose do të vijë Policia e Shtetit!’/ Kreu i KQZ urdhëron Bashën

‘Hiqi ose do të vijë Policia e Shtetit!’/ Kreu i KQZ urdhëron Bashën

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka urdhëruar Lulzim Bashën të heqë simbolet e Partisë Demokratike nga ambientet private që ai përdor.

Vendimi u mor gjatë seancës së sotme, ku u shqyrtua ankimimi i PD-së me kryetar Sali Berishën.

Celibashi deklaroi se për zbatimin e tij do të ngarkohet policia bashkiake dhe ajo e shtetit dhe se do të caktohet një afat për ekzekutimin e këtij urdhri.

“Dakord me kërkesën e bërë nga subjekti zgjedhor PD për t’u hequr këto simbole nga ambientet private dhe për zbatimin e këtij vendimi do të ngarkohet policia bashkiake dhe ajo e shtetit. Do të caktojmë edhe një afat në lidhje me zbatimin e këtij vendimi”, u shpreh Celibashi.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit