Friday, February 13, 2026
spot_img
HomeAktualitetiHiqja "Lenës" vërja "Prenës". Kushërira e Lapajt humbet mandatin!

Hiqja “Lenës” vërja “Prenës”. Kushërira e Lapajt humbet mandatin!

Kjo punë vajti: hiqja “Lenës” vërja “Prenës”.

Kushërira e Lapajt humbet mandatin!

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka marrë vendimin pas ankimimit të Shqipëria Bëhet, ku ka vendosur t’i heqë mandatin kushërirës së Adriatik Lapajt, Kleana Xhuveli.

KAS ka rrëzuar vendimin e Celibashkit, duke i kaluar mandatin e vetëm të parës në listën e mbyllur, Ana Dajkos.

Vendimi nga u mor këtë të mërkurë, në kuadër të shqyrtimit të ankimimit të bërë nga “Nisma Shqipëria Bëhet”, ku kërkohej që KAS të njihte djegien e kandidatëve të listës së mbyllur dhe t’i jepte mandatin Adriatik Lapajt, si më i votuari i listës së hapur.

Mandati tashmë është në duart e Ana Dajkos, mamaja e kandidatit të “Shqipëria Bëhet” në Vlorë, Vasil Dajko. Çështja pritet të shkojë tashmë në Kolegjin Zgjedhor për një vendim përfundimtar.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments