KreuKulturë / ArtHistori_ Ekzekutimi i inxhinierëve të naftës / Kastriot Dervishi

Histori_ Ekzekutimi i inxhinierëve të naftës / Kastriot Dervishi

Ekzekutimi i inxhinierëve të naftës

Kastriot Dervishi

  • Njerëzit e ditur që ishin pasuri e patjetërsueshme intelektuale e vendit, të cilët i dhanë ekonomisë miliona dollarë fitime, regjimi komunist i vrau. Kjo sepse dështimet e veta ekonomike, regjimi ua faturonte atyre që nuk kishin asnjë faj. Pas dy procesesh hetimore-gjyqësore, tre persona u dërguan për ekzekutim. Presidiumi i Kuvendit Popullor, më 26.4.1976 vendosi refuzimin e faljes së jetës:
    -Koço Josif Plaku nga fshati Hoçisht i Korçës, i vitlindjes 1929, akuzuar në bazë të neneve 72, 73/1, 64-12, të Kodit Penal, dënuar me vdekje (pushkatim), me vendimin nr.13, datë 17.5.1976 Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.
    -Milto Vasil Gjikopulli, i vitlindjes 1938, nga fshati Dhërmi i Vlorës, akuzuar në bazë të neneve 72, 73/1, 64-12, të Kodit Penal, dënuar me vdekje (pushkatim), me vendimin nr.13, datë 17.5.1976 Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.
    -Andrea Kristaq Manço nga Bobshtica, i vitlindjes 1923, akuzuar në bazë të neneve 72, 73/1, 81, 91/II, 199 të Kodit Penal, dënuar me vdekje (pushkatim) me vendimin nr.11, datë 20.5.1976 Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.
    Ekzekutimi u bë në Tiranë ora 24.00 të datës 28.6.1976. Nga tre të dënuarit foli vetëm Koço Plaku i cili deklaroi se nuk kishte qenë spiun dhe e priti vdekjen duke kënduar.

Në foto, Koço Plaku në gjyq

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit