Gazeta e Korçës më 20.11.1937 për varrimin mirëbërësit Thoma Turtulli :
Me nderimet përkatëse u be dje (më 19.11.1937) varrimi i mirëbërësit Thoma Turtulli. Në krye të vargut të gjatë vinte banda duke ekzekutuar marshe funebre dhe vazdhdonin kurorat e shumta. Arkivoli ndiqej prej qindra vetash si dhe prej nxënësve të të gjitha shkollave të qytetit. Shërbimet fetare u kryen në kishën kathedrale , ku foli Hirësia e Tij Peshkopi Evlogji , duke theksuar meritat e mëdha të të ndjerit mirëbërës , dhe pastaj kryetari i bashkisë , Drejtori teknik i Lyceut Z. X. de Courville, Dr Saliu dhe Z.Z. Koço Grameno e S. Lako.
Që në kishë arkivoli u përcuall gjithë me atë mënyrë në varret e Shën Mërisë .
Vijon vendimi i Dhimogjerondisë dhe fjala e Dhespotit.

Piro Dhame_ Në Korçën tonë
Ja disa nga dhuratat e Thoma Turtullit qytetit të Korçës.
1-Bibloteka
Ndërtimi i bibliotekës nisi në mesin e vitit 1927 dhe përfundoi në korrik të vitit 1930, ndërsa do të hapte dyert për lexuesit në dhjetor të këtij viti. Në atë kohë biblioteka numëronte rreth 30 mijë libra. Ajo bibliotekë, mjaft e bukur dhe komode, që Enver Hoxha e quante “furriçkë”, ndodhet edhe sot e kësaj dite.
2-Spitali
Punimet nisën në fillim të vitit 1933 dhe më 11 korrik të vitit 1934 u bë inaugurimi. Gati të gjithë ishin të përlotur. Në Parlament u mbajtën sërish fjalime për bamirësitë e Thoma Turtullit. Mes njerëzve të qytetit, për të parë spitalin, kishte ardhur edhe bashkëshortja e Thoma Turtullit, Athinaja. “Bashkëshortët Turtulli kanë një zemër të madhe sa Korça”, thoshin njerëzit në atë kohë.
3-Liceu
Pas përfundimit të spitalit, në qytetin e Korçës u përhap një lajm tjetër. Bashkëshortja e Thoma turtullit, Athinaja, i kishte dhuruar shtetit 40.000 franga ari për ndërtimin e shkollës industriale të Korçës. Mbreti Zog e dekoroi zonjën Athina turtulli me “Urdhrin e Skënderbeut”. Thoma Turtulli në emër të tij do të jepte 300 napolona flori. Bëhej fjalë për një shkollë ku do të studionin nxënës të ardhur nga të gjitha krahinat e vendit. Inaugurimi i liceut u bë më 8 tetor 1938, me rastin e ditëlindjes së mbretit Zog.
4-Jetimorja
Në fillim të vitit 1930 u shfaq me bamirësinë e saj, Erasti Turtulli, e veja e Grigor Turtullit. Ajo vendosi të ndërtonte një jetimore të re. Nuk kishte shumë kohë që i kishte vdekur i biri, Nikollaqi dhe kjo dhimbje e bëri të mendonte edhe për fëmijët e botës. Në hyrje të jetimores do të vendosej busti i djalit të saj. U desh vetëm një vit kohë që jetimorja të përfundonte

@NewsIn.Al
