KreuAktualitetiHistoria e kryqit të zhdukur të Labovës: Çfarë kishte brenda që e...

Historia e kryqit të zhdukur të Labovës: Çfarë kishte brenda që e bënte kaq të rrallë

Historia e kryqit të zhdukur të Labovës: Çfarë kishte brenda që e bënte kaq të rrallë

Kisha e Labovës së Kryqit vlerësohet si një prej monumenteve më të rralla historike, fetare e kulturore të Shqipërisë. Ajo njihet si një prej 40 kishave të para, të ndërtuara në gjithë botën.

Ndodhet në fshatin Labovë e Kryqit, në rrethin e Gjirokastrës, i vendosur në shpatin verior të malit të Buretos, mbi lumin e Suhës që është një degë e lumit Drino, në të djathtë të qytetit të vogël të Libohovës.

Nga periudha bizantine deri më sot quhet Labova e Kryqit dhe emri lidhet me kryqin e kishës në fjalë. Historia e Kryqit të Laboves zë fill në vitin 326 Pas Krishtit. Shën Elena, nëna e Kostandinit të Madh të Bizantit, gjeti në Jeruzalem kryqin ku ishte kryqëzuar Krishti.

Ky kryq u nda në dy pjesë, një pjesë mbeti në Jeruzalem dhe pjesa tjetër u dërgua në Konstandinopojë. Disa copa druri nga ky kryq u shpërndanë. Një prej tyre mendohet se gjendej në kryqin e kishës së Labovës.

Kisha e Kryqit në Labovë është një nga Kishat  Orthodhokse më të vjetra në botë.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit