Tuesday, July 8, 2025
spot_img
HomeAktualitetiHistoria e pabesueshme e S. Stallone, se si fjeti ne stacionin e...

Historia e pabesueshme e S. Stallone, se si fjeti ne stacionin e autobuzëve, vodhi bizhuterite e gruas dhe shiti qenin e tij se nuk kishte para per ta ushqyer.

Historia e pabesueshme e S. Stallone, se si fjeti ne stacionin e autobuzëve, vodhi bizhuterite e gruas dhe shiti qenin e tij se nuk kishte para per ta ushqyer.

Ne fillimet e veta Stallone ishte një aktor në vështirësi të çdo lloj forme, por më tepër në atë financiare. Në një moment, ai u ndodh aq ngushtë sa vodhi bizhuteritë e gruas dhe i shiti ato. Gjërat u bënë aq keq saqë ai përfundoi edhe i pastrehë. Po, ai fjeti në stacionin e autobusëve në Nju Jork për 3 ditë. Në pamundësi për të paguar qiranë ose për të përballuar ushqimin. Pika e tij më e ulët erdhi kur ai u përpoq të shiste qenin e tij në dyqanin e kafshëve tek një i huaj. Ai nuk kishte para për të ushqyer qenin. Ai e shiti atë vetëm me 25 dollarë. Ai e kujton këtë moment gjithmone dhe se u largua duke qarë.
Dy javë më vonë, ai pa një ndeshje boksi midis Muhamed Ali dhe Chuck Wepner dhe kjo ndeshje i dha atij frymëzimin për të shkruar skenarin e filmit të famshëm, ROCKY. Ai e shkroi skenarin për 20 orë! Ai u përpoq ta shiste atë dhe mori një ofertë për 125,000 dollarë për skenarin. Por ai kishte vetëm një kërkese: Ai donte të ishte aktori kryesor në film. Por studioja tha JO. Ata donin një YLL TË VËRTETË.
Ata thanë se ai “u dukej qesharak dhe fliste anglishten në mënyre qesharake”. Ai u largua bashke me skenarin e tij. Disa javë më vonë, studioja i ofroi 250 mijë dollarë për skenarin. Ai refuzoi. Ata madje ofruan 350,000 dollarë. Ai ende refuzoi. Ata donin filmin e tij, por JO atë. Ai tha JO. Stallone kembengulte se duhej të ishte në ATË FILM.
Pas një kohe, studioja ra dakord, i dha 35 mijë dollarë për skenarin dhe e la të ishte aktori kryesor!
Pjesa tjetër është histori! Filmi fitoi foton më të mirë, regjinë më të mirë dhe skenarin më të mirë të filmit në çmimet prestigjioze Oscar. Ai madje u nominua për AKTORIN MË TË MIRË! Filmi ROCKY madje u fut në Regjistrin Kombëtar Amerikan të Filmit si një nga filmat më të mëdhenj ndonjëherë!

Kur terhoqi çmimin, Stallione thote shprehjen lapidar: Askush perveç teje, nuk e di se çfare je i aftë të bësh. Njerëzit do t’ju gjykojnë nga mënyra se si dukeni, jo nga ajo çfare jeni ne gjendje te beni. Por lufto! Lufto për vendin tënd në histori. Luftoni për lavdinë tuaj. KURRË MOS U DORËZO!
Edhe nëse do të thotë të shesësh të gjitha rrobat dhe të flesh me qentë, ËSHTË OK! Por SA JE AKOMA GJALLË, HISTORIA JOTE NUK KA MBARUAR.
Vazhdo Luftën. Mbaj ëndrrat dhe shpresën gjallë.

P.S. Pasi doli filmi ai gjurmoi dhe e kerkoi djalin që bleu qenin e tij dhe e ribleu përsëri për 10 mijë dollare.

Roland Beqiraj

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments