KreuGossipHumor apo e vërtetë...Albano Bogdo ka pranuar se ka fjetur me shoqet...

Humor apo e vërtetë…Albano Bogdo ka pranuar se ka fjetur me shoqet e të dashurës…

Me humor, apo seriozisht, AI “e plasi”…Albano nuk paska lënë femër më këmbë…

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo është i njohur tashmë për natyrën e tij pa komplekse e për deklarata që shpesh na lënë pa fjalë, teksa vrasim mendjen a ishte një shaka apo e kishte seriozisht.

Befasuese ka qenë edhe deklarata që Bogdo ka bërë së fundmi. Aktori ka pranuar se ka fjetur me shoqet e të dashurës, sigurisht, pa dijeninë e saj. Këtë jo vetëm nuk e konsideroi një problem por madje tha se ishte një mrekulli. Kur u pyet se cili është defekti më i madh që ka si partner, aktori tha se vdes për shoqet e të dashurës.

“Vdes për shoqet e të dashurës, mbaroj. Gabim mund të të duket ty, por për mua ka qene një mrekulli. Ti nuk e di për kë e kam fjalën unë, as ajo nuk ka nga ta dijë. Edhe nëse do ta zbulonte më plasi mua, nuk do vrasim veten“, tha ai

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit