KreuAktualiteti“Hysaj, të q**sha motrën”/ Tifozët shqiptarë vijojnë “masakrimin” ndaj lojtarit të Kombëtares

“Hysaj, të q**sha motrën”/ Tifozët shqiptarë vijojnë “masakrimin” ndaj lojtarit të Kombëtares

“Hysaj, të q**sha motrën”/ Tifozët shqiptarë vijojnë “masakrimin” ndaj lojtarit të Kombëtares

Tifozët shqiptarë po tregohen të pamëshirshëm duke e tepruar me ofendime ndaj Elseid Hysajt i cili shihet si ‘fajtori’ kryesor për humbjen 2-1 ndaj Italisë.

Duket se falja e kërkuar nga Elseid Hysaj nuk i ka mjaftuar aspak tifozëve të Kombëtares shqiptare, të cilët vijojnë ta “masakrojnë” në rrjetet sociale.

Tifozët kuqezi që ndodhen në Hamburg për takimin kundër Kroacisë, kanë filluar ta ofendojnë rëndë mbrojtësin shqiptar.

Në një video të bërë virale, pasditen e sotme tifozet shqiptarë festojnë për golin e Turqisë dhe më pas ofendojnë Hysajn duke thënë: “Hysaj, Hysaj të q**sha motrën!”.

Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë që një futbollist të kthehet nga idhull në “të urryer”!

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit