KreuAktualitetiI dashur vëllai im Andreas… /Opinion nga Teodor Osoja

I dashur vëllai im Andreas… /Opinion nga Teodor Osoja

I dashur vëllai im Andreas…

Opinion nga Teodor Osoja

Sigurisht që vetëm trashëgimia gjuhësore nuk mjafton për ta quajtur dikë pjesë të një kombi, apo të një populli. Duhet marrë parasysh edhe trashëgimia gjenetike.
Çdo ditë më shfaqen në rrjetet sociale fragmente analizash gjenetike nga njerëz që jetojnë në ish-Gadishullin Ilirik, që sot e quajmë Ballkan, ose që kanë prejardhje nga këtu. Nuk e di nëse të ndodh edhe ty, por kam përshtypjen që është punë algoritmi: nëse tregon interes për një temë, platformat si Facebook, Instagram apo TikTok, etj. të vërvisin informacion me përmbajtje të ngjashme, deri në bezdi.
Ajo që më bie në sy është fakti që shumë kompani të mirënjohura të analizave të ADN-së, të cilat analizojnë mostra njerëzore për të zbuluar prejardhjen gjenetike të individëve, vendosin një lloj kufiri, një prag, përtej të cilit nuk ecet dot më. E kategorizojnë rezultatin thjesht si: “Grek dhe Shqiptar”.
Çfarë do të thotë në fakt kjo “Grek dhe Shqiptar”? Mesa duket, kjo nuk mund të ndahet më tej, ndërkohë që ne zihemi e grindemi se kush ishte e para, veza apo pula.
Së pari: Përse i grupojnë bashkë grekët dhe shqiptarët në të njëjtën kategori gjenetike?
Së dyti: Nëse janë aq të ngjashëm sa për t’i përfshirë në një kategori të vetme, përse nuk krijohen nënndarje më të imëta, që të qetësohemi pak? Kështu ndoshta grekëve nuk do t’u binte të fikët kur të zbulonin që janë po aq shqiptarë sa edhe grekë, dhe shqiptarëve nuk do t’u dukej e çuditshme që ata që i kanë përndjekur për mbi dy shekuj janë në thelb të njëjtë, vetëm se flasin gjuhë të ndryshme.
Mesa duket, koha i ka dhënë të drejtë Aristidh Kolës (Aristeidis Kollias në greqisht), i cili në librin e tij “Arvanitasit dhe Origjina e Grekëve”, të botuar nëntë herë në greqisht midis viteve 1985 dhe 1999, shkruante: “Që të vërtetosh se je grek, duhet të provosh që je shqiptar”.
Sot, 25 vite pas vdekjes së tij, analizat e pavarura gjenetike po e konfirmojnë këtë si të vërtetë.
Për ta ilustruar më qartë:
Grekët që kanë emigruar nga zonat në jug të Detit të Zi (Pontioi) nuk kanë të njëjtën ADN me grekët e lashtë, por shfaqin ngjashmëri me ADN-në e Anadollit, ndonëse flasin një dialekt të vjetër të greqishtes. Ndërkohë shqiptarët, megjithëse nuk flasin të njëjtën gjuhë me grekët e sotëm, shfaqin një strukturë gjenetike pothuajse identike me grekët autoktonë, duke dëshmuar një vijimësi të pandërprerë nga banorët e lashtë të Greqisë së sotme.
ADN-ja e çamëve, në veçanti, është tronditëse në ngjashmërinë e saj “greko-shqiptare”: të paktën dy mijë vjet autoktoni, me shumë pak përzierje nga pushtuesit.
Kjo ngjashmëri e thellë gjenetike, ky afrim i pazgjidhshëm në thelb, i individëve që kërkojnë të dinë prejardhjen e tyre, ka të ngjarë të jetë arsyeja pse kompanitë kryesore të analizave të ADN-së nuk i kategorizojnë këta individë veçmas, si grekë apo si shqiptarë, por si “Greek and Albanian”, sepse janë aq të ngjashëm në nivel gjenetik, saqë ndarja më tej bëhet e pakuptimtë.
Po të ishte në dorën time, do t’i ngrija Aristidh Kolës një monument 9 metra të lartë (pse 9 metra është tjetër çështje), në zemër të Tiranës, kryeqytetit të shqiptarëve, sepse ai ishte vërtet një shqiptar (arvanitas) i madh dhe për këtë arsye, edhe një grek i madh.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit