Sunday, July 26, 2026
spot_img
HomeAktualitetiI dërguari i posaçëm i një shërbimi sekret në USA dhe ish...

I dërguari i posaçëm i një shërbimi sekret në USA dhe ish deputeti rezervë i Bashës Jenisheri,  çudisin të madh e të vogël perballë gazetarit Ylli Rakipi. 

I dërguari i posaçëm i një shërbimi sekret në USA dhe ish deputeti rezervë i Bashës Jenisheri,  çudisin të madh e të vogël perballë gazetarit Ylli Rakipi.

Kryetari i Partisë Shpresa Demokratike, Pëllumb Pilinçi, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit”, se ai ka ardhur nga Amerika me një mision, për të ndërruar qeverinë.Sipas Pilinçit, ai ka lidhje me njerëz të rëndësishëm në SHBA, ku vetë Sekretari i shtetit i SHBA e telefonon çdo një orë.

Ndërkohë që Jenisheri i drejtohej SPAK për anullimin e zgjedhjeve të 25 prillit. Sipas tyre në Shqipëri askush nuk merr vesh nga politika dhe zgjidhja e krizës kalon nga këta.

“Kam ardhur me mision nga Amerika për të ndërruar qeverinë për të vërë qeveri të re. Për të larguar Edi Ramën. Misioni jonë është për një qeveri teknike. Unë kam të njëjtin program si kushtetuta amerikane, këtu do të bëhet Amerika.

Jam njeriu kryesor për 49 vite në Amerikë, jam palgosur 3 herë për çështje kombëtare. Kam bërë kryeministër Berishën, Kryeministrin që ka këtë vendin këtu.

Sekretari që është sot, Blinken, bile e di ku ndodhet dhe më bënë telefon çdo një orë. Kemi sjellë ushtarë këtu, po prapë ai është i ulët. Kemi ardhur ta shpëtojmë nga injorantët, nga Edi Rama, si PD dhe PS janë motra.

Kur dërgova letër unë këtu Grenell u largua direkt për në Serbi”.

Ja pra që në fund të tunelit ka dhe dritë!

#NewsIn. Al

 

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments