I njëjti vend të ndryshëm njerëz…
I njëjti vend, të ndryshëm njerëz,
Një jetë të tërë, dimër, behar,
Veç se “sistemet” mbjellin vjeshtë,
Pranverë, asnjëherë s’kanë parë!
I njëjti vend, të ndryshëm njerëz,
Dikur fëmijë, luanim “penç”!
Tani shikojmë vajza të bukura,
Atje-këtu, dhe ndonjë plak!
I njëjti vend, të ndryshëm njerëz,
Kur emigrantët zenë zbarkojnë,
Japin mendime si “patriotë”,
Hedhin benzinë mbi llavë e lot!
I njëjti vend, të ndryshëm njerëz,
Me ca pikëpamje, lart e larg,
Ata i japin shije jetës,
Dhe miqësia, hile s’ka.
I njëjti vend, të ndryshëm njerëz,
Disa me rrudha përmbi ball,
Ku dituria bëhet shkallë,
Të ngjitë të tjerët atje lart!
Arben Petro Trebicka
@NewsIn.al

