KreuKulturë / Art"Ikën njerëzit u shpërndanë..."EMIGRANTI/ Poezi nga Arben Trebicka

“Ikën njerëzit u shpërndanë…”EMIGRANTI/ Poezi nga Arben Trebicka

Ikën njerëzit u shpërndanë…

Emigranti

U ndanë njerëzit, u shpërndanë,
Porsi zogjtë që lenë folenë,
Disa shkuan nëpër botë,
Bota shpitë po ju’a zenë!

Ikën njerëzit, u shpërndanë,
Bashkë me ta dhe njerzillëku,
Lanë nënën dhe babanë,
Në mes të fukarallëkut!

U ndanë njerëzit, u shpërndanë,
Dhe harruan farë e fisin,
S’marrin vesh kur vijë e ikin,
Se kush vdiq e se kush lindi!

Ikën njerëzit, u shpërndanë,
U përçanë si zogjtë e korbit,
Pa një “dje” dhe pa një “nesër”,
Pa flamur, pa zënë e kombit!

Arben Petro Trebicka

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit