IKJA
ATA,
kanë ikur.
E kryen detyrën e tyre,
shpërblimin kanë marrë.
Tashmë ata kanë ikur ,
duke lënë boshllëkun material,
por,
vazhdimisht i kam prezent,
i shikoj
i dëgjoj fjalët e tyre,
Dhe ndodh të bisedoj me TA,
pa fjalë.
ATA tashme kanë ikur,
janë të lirë nga kurthi i mishit.
Ne,
kemi ende për të mësuar
deri në bashkimin e kaltër.
Ata tashmë kanë ikur
Duke na lënë që të rritemi,
Mjaftueshëm,
për takimin e rradhës.
E unë …
që ndjehem
GATI!
Armand Zoga /Mançester 2025
@NewsIn.Al

