BOTIMET E MIA QË LIDHEN ME VOSKOPOJËN
1. VOSKOPOJA – ECYCLOPEDIC THESAURUS
Vepra, “Voskopoja – Encyclopedic Thesaurus” (botuar në qershor 2022), mbi 900 faqe, format i madh A4 (rreth 1800 – 2000 fq. të formatit që kanë zakonisht librat) është një prej punëve më madhore që munda të realizoj, një mund që mbështetet në grumbullim të dhënash, shënime, informacione, studime, kërkime, etj, të miat që shtrihen në një hark kohor që përfshin, rreth 50 vjet prej jetës sime. Në këtë punim trajtohen: histori familjesh, fragmente gjenealogjish, prosopografi, eruditë, diaspora, etnografia, besimi, kultura, arsimi, letrat, shkenca, arti, muzika, urbanistika, historia, ekonomia, tregtia, artizanati, arkitektura, ajografia, ikonografia, leksikologjia, kodikografia, filozofia, mjekësia, oinologjia, bujqësia, blegtoria, anthropologjia, etj, etj, të Voskopojës.
Tek “Voskopoja – Encyclopedic Thesaurus” përmenden rreth 630 familje nga të cilat, rreth 130 me hollësi dhe të tjerat shkurtimisht, gjithçka në varësi të informacionit të gjetur; përmenden disa mijëra njerëz dhe të dhëna historike, për shumë prej tyre; jepen histori familjesh si dhe thuajse, 100 fragmente gjenealogjish të zhvilluara në mbi 130 pemë gjenealogjike, disa prej të cilave depërtojnë deri në shek. XVI dhe shtrihen pastaj deri në fillimet e shek. XX-të … (nga hyrja) Depozituar në bibliotek. Boston, Selenik, Athinë dhe së shpejti Tiranë, Korçë, etj. Gjendet me kërkesë, tek autori I.V.B.
2. THEODORE KAVALLIOTI’S TRILINGUAL VOCABULARY (EDIT. VENETI 1770) UNDER A MATHEMATICAL SCREENING: statistical, glottochronological, cladistical and lexical insights, data and analyses. With parallel notes on Th. Kavallioti and his destroyed native town – Moschopolis / Ilia V. Ballauri.
Monografia e botuar vetëm në anglisht, është një analizë shkencore nën shumë këndvështrime matematike të cilën, e kam punuar për disa vite dhe e kam publikuar, me rastin e 250 vjetorit, të botimit të “Protopeirisë” së Kavaliotit më 2020. Në të paraqiten, analiza të zbatuara tek fjalori i Kavaliotit që u përkasin shumë fushave të ndryshme dhe që disa prej tyre, janë aplikuar kohët e fundit në linguistikë si: glottokronologji, statistikë, teoria matematike e bashkësive, funksione eksponenciale, algoritme, korrelacione, kladistikë, etj. Të gjitha këto disiplina, të ndërthurura ndërmjet tyre hedhin dritë me anë të numrave, mbi tiparet sasiore dhe cilësore, të këtij fjalori të vjetër. Monografia, është e një formati të madh A4, me ngjyra, ka 196 faqe, (ose rreth 400 faqe të një libri të zakoshëm) plot grafikë, figura, diagrama, referenca, komente, etj. Gjendet, në bibliotekat: Tiranë, Korçë, Athinë, Berlin, Vienë, Boston, Cincinati, etj. Mund të gjendet në libraritë e Korçës dhe kërkesë, tek autori I.V.B.
3. VOSKOPOJA DHE VOSKOPOJARËT (SHEK. 18 – 19-TË)
Monografi e bazuar në një pjesë shënimesh, të kodikut të Shën Kollit të Voskopojës. Në të flitet për qytetin, komunitetin, individë, kishat, afresket, personalitete, shkollat, Akademinë, ekonominë, tregtinë, emigrimin, jepen histori, ngjarje, etj, dëshmuar në një pjesë shkrimesh të kodikut në fjalë. Monografia është e formatit A4, botuar v. 2018. Mund të gjendet në librartitë e Korçës ose me kërkesë, tek autori I.V.B.
4. FOLKLOR VOSKOPOJAR: POT-PURI NGA VOSKOPOJA E DIKURSHME, PARA DHE PAS DJEGIES SË SAJ, NË VITIN 1769.
Gjatë kërkimeve të mia për shumë vjet rreth historisë së këtij qyteti, janë të shumta të dhënat folklorike që kam takuar për të. Në këtë monografi, jam përpjekur të sjell vetëm një shije, një pot-puri të pakët folklori nga qyteti i Voskopojës së dikurshme, para dhe pas djegies së tij të vitit 1769… Vargjet, “ … Voskopoj’ e shkretë, mbuluar me plloça…” janë vargjet me të cilat, fillonte një balladë e vjetër dhe e gjatë e folklorit voskopojar që tregonte për djegien, rrënimin, e saj … (nga hyrja) Bot. Kotti, 2014. Gjendet në libraritë e Korçës.
5. PARALELE: VENETIKU DHE VOSKOPOJA. STUDIM MBI LIDHJET, PËRQASJET DHE PËRNGJASJET MES VENETIKUT DHE VOSKOPOJËS SË SHEK. 17-TË DHE 18-TË
Rreth treqind vjet më parë, tregtarët e qytetit që më pas do të digjej e shkrumbosej, mbanin peshën kryesore të rrjetit të qarkullimit të mallrave dhe parasë për Ballkanin, duke përshkuar kryq e tërthor distancat prej Adriatikut në Egje dhe prej Danubit, në More (Peloponez) duke depërtuar kështu pra, në gjithë mozaikun ekonomiko – shoqëror që përfshihej brenda trekëndëshit Vienë, Kostandinopojë, Venecie. Në monografi, flitet mbi lidhjet, përqasjet dhe përngjasjet, mes Venetikut dhe Voskopojës së shek. 17-të dhe 18-të. (nga hyrja) Bot. Kotti, 2013. Gjendet në libraritë e Korçës.
6. NEKTAR TËRPO VOSKOPOJARI DHE MENDIMI I LASHTË GREK NË VEPRËN E TIJ (1732)
Shpesh në bibliografinë historike përmendet se, ylli kulmor і Voskopojës është arritur, me Akademinë e Re. Flitet se në sallat e Akademisë së Re të Voskopojës, mes eruditëve dhe mësimdhënësve të saj veç të tjerash, diskutoheshin edhe çështje teorike të shkollave të lashta të filozofisë, të përfaqësuara prej Platonit, Aristotelit, Pitagorës, Sokratit, etj. Thuhet gjithashtu se aty, trajtoheshin historianët si: Herodoti, Thuqididi, Plutarku, etj… (nga hyrja)
Monografia në fjalë, sjell fakte mbi hulumtimin e mendimit të lashtë grek, rreth treqind vjet më parë, prej të diturit Nektar Tërpo voskopojarit. Bot. Kotti, 2005… Gjendet në libraritë e Korçës.
7. FAMILJE TË VJETRA VOSKOPOJARE (TË PERIUDHËS 1550 – 1890) TË MBETURA NË HARRESË DHE TË LËNA MËNJANË PREJ KOHËS
Gjurmimi dhe evidentimi nëpër burimet bibliografike, i mbi 200 familjeve të vjetra voskopojare pak të njohura dhe sot, thuajse krejt të harruara kryer; tek monografitë e ndryshme mbi Voskopojën, në kodikë, në dokumente e akte zyrtare, në arshiva, në regjistra gjëndjesh civile, në gurë varresh e kudo gjetkë, ku është konstatuar se kemi të bëjmë me voskopojarë apo edhe banorë, të komuniteteve të Shipskës, Grabovës, etj… (nga hyrja) Bot. Kotti, 2005. Gjendet në libraritë e Korçës.
8. DHIMITËR HALQEU, VOSKOPOJARI (AFRS. 1682 – 1740) DHE TRAKTATI TEOLOGJIK “ANKTHI I SHPIRTIT”
Në monografi, jepet një paraqitje mbi nivelin e thellësisë psikologjike, në lëndën teologjike, tek vepra e Shën Qirilit të Aleksandrisë, vepër kjo që në kapërxyell të shekujve të, 17-të dhe 18-të pat kaluar, nën penën e Dhimitër Halqeut voskopojarit, për t’iu dhënë plot dinjitet besimtarëve të atëhershëm të qytetit që më pas, u dogj dhe u stërdogj… (nga hyrja) Bot. Kotti, 2004. Gjendet në libraritë e Korçës.
9. RRËNJËT GJENEALOGJIKE TË FIZIKANTIT XHANKARLO VALLAURI
Studim mbi një udhëtim gjenetik që u nis dikur, nga Voskopoja.
Në ekogjenetikën e kohës së sotme, bihet dakord nga gjenetistët se, problemi më therës për botën e gjallë është ai і erozionit të geneve që, në gjenetikën humane korrespondon, me erozionin e geneve njerëzore. Erozioni gjenetik і njeriut në skakierën sociale, kryhet edhe nga persekutimi і njeriut nga njeriu… (nga hyrja)
Monografia në fjalë sjell një hulumtim të hollësishëm, rreth rrënjëve prej Voskopoje të fizikantit, Xh. Vallauri. Bot. 2002
@NewsIn.Al

